Eralda Hitaj, në listën e 50 femrave më të bukura të botës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Eralda Hitaj, modelja shqiptare renditet në listën e 50 femrave më të bukura në botë për vitin 2014. Sipas listës së publikuar nga Beautiful Women Pedia (BWP), vendi i parë mbahet nga Irina Shayk. Eralda është cilësuar si mbretëresha e bukurisë shqiptare, me një karrierë të suksesshme në fushën e modës.

Bukuria e saj rrezatohet në syte e saj, në buzëqeshje dhe në trup. "Kur unë dashuroj një mashkull, e dashuroj ashtu siç nuk di ta bëjë asnjë grua tjetër, por nëse ai më tradhton, ai për mua nuk ekziston më", ka thene ajo. Përpos bukuroshes shqiptare e cila na ka bërë të ndjehemi vërtetë krenarë, Irina i'a ka dalë mbanë përballë konkurenteve shumë të forta.

Ajo është një ndër modelet më të bukura në botë dhe kohët e fundit ka korrur sukses duke marrë pjesë në filmin “Hercules”. Supermodelja ruse Irina Shayk është gjithmonë në krye të kopertinave.

28 vjeçarja ka thënë se atë gjithmonë e karakterizojnë si një femër me tipare braziliane. Në këtë listë bëjnë pjesë emra të njohur, ku kurrsesi nuk mund të mungonte edhe Jessica Alba, aktorja e cila është jo vetëm e suksesshme në karrierën e saj, por edhe në familje. Mamaja shembullore është renditur në vendin e 46.

Me një diferencë fare të vogël, në vendin e 41 është diva Beyonce. Pak ditë më parë ajo mbushi 33 vjeç, teksa është fotografuar të festonte së bashku me vajzën e vogël dhe bashkëshortin e saj, reperin Jay Z.

Këngëtarja Nicole Scherzinger është pjesë e kësaj liste, ku renditet në vendin e 32. Këngëtarja më herët ka pasur probleme me shëndetin, gjë të cilën e ka bërë publike dhe në mediat rozë. Tashmë ajo e ka lënë pas këtë periudhë të errët të jetës së saj, ndërsa pak ditë më parë, gjatë pushimeve është vënë re mungesa e bashkëshortit të saj, Lewis Hamilton.

Në vendin e 7 është bukuroshja Megan Fox. Bukuroshja që është e martuar me 40 vjeçarin Brian Austen Green dhe ka dy fëmijë të vegjël, ka treguar se është një përkrahëse e madhe e femrës dhe që është munduar tu japë atyre kurajo për të qënë të pavarura. Ja kush janë femrat më të bukura në botë. /albeu.com/


Shtuar më 08/09/2014, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori