Era Rusi zbulon sa fëmijë dëshiron por nuk i dalin llogaritë (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Era Rusi ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj sentimentale. Por duket se ka ardhur koha të ndajë disa prej dëshirave të saj me ne.

E ftuar në “Pushime on Top” ajo ka treguar se vazhdon të jetë beqare por dëshiron të ketë shumë fëmijë. Madje ka marrë pjesë në shumë dasma të cilat i sheh si një ogur të mirë për veten e saj.

“E dua jetën familjare, dua shumë fëmijë por nuk më dalin llogaritë kur do ti bëj”-ka treguar këngëtarja.

Tashmë na duhet të presim momentin kur edhe Era të jetë në një pritje të ëmbël.

Shtuar më 18/08/2019, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori