Guardia Di Finanza bastis Juventusin, akuza të reja për falsifikim të bilanceve

Nuk kanë mbaruar problemet për Juventusin. Në kuadër të hetimeve të nisura në Dhjetor për falsifikim bilancesh ndaj klubit bardhezi, sot janë formuar disa akuza të reja ndaj klubit italian.

Siç mësohet Guardia Di Finanza ka patur një mision të ri sot dhe ka bastisur jo vetëm selinë e klubit në Torino por ka patur aksion në të gjithë Italinë.

Arsyeja është të marrë çdo provë që ka klubi italian në marrëveshjet me studio ligjore, avokatë dhe agjenë për kontratat dhe pagat e lojtarëve sidomos në këto dy vite të pandemisë ku dhe dyshohet se ka patur mashtrim me bilancet.

Juventusi në fakt ka patur probleme të mëdha dhe pak muaj më parë doli në dritë dhe një akuzë ku Ronaldos i kanë ofruar pagën në zarfe për të mos deklaruar pagat apo për të bërë bilance fictive.

Nëse do të kishte dhe prova të tjera ndaj Juventusit, atëherë Agnelli dhe kompania më e madhe e kontrolluar prej tij dhe Elkann do të ishin të ekspozuar ndaj sanksioneve nga gjykata sportive filimisht e më pas dhe ajo penale.


Shtuar 23.03.2022 19:36