Sa para ke në llogari? Behgjet Pacolli habit të gjithë me përgjigjen

Presidenti i Aleanca Kosova e Re dhe sipërmarrësi shqiptar, Behgjet Pacolli, është një nga politikanët më të njohur në Kosovë dhe shpesh është në qendër të vëmendjes për shkak të pasurisë së tij, që jo pak herë komentohet.

Një ndjekës e ka pyetur Pacollin sesa para ka ai në bankë, por si diplomat që është, ai ka dhënë një përgjigje po diplomatike, duke thënë se nuk ka rëndësi sesa para ke në llogari, por e rëndësishme është çfarë ke në zemër.

“Një komentues më pyeti sonte se sa para kam në llogarinë time dhe unë i përgjigjem atij dhe gjithë të tjerëve: Të jesh i pasur nuk ka të bëjë me atë që ke në llogarinë bankare, por me atë që ke në zemër”, ka shkruar Pacolli./albeu.com