A do të bëjë aleancë me Berishën pas 25 korrikut? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta u pyet mbrëmjen e sotme në lidhje me faktin nëse pas 25 korrikut do të bënte aleancë me Sali Berishën.

I ftuar në Syri.tv Meta deklaroi se ka ende shumë kohë deri në 25 korrik, duke shtuar se deri në 24 korrik nuk ka një pozitë që të përcaktoj qëndrim politiko-partiak.

“Nuk jam në një pozitë që të përcaktoj qëndrim politiko-partiak. Jam në detyrë deri në 24 korrik. Çdo gjë është e qartë. Angazhimi im është për të rikthyer dhe rivendosur demokracinë në vend dhe për të bërë atë që ka kërkuar rezoluta e PE-së, që të vendosë ligjin e referendumit. Qëllimi i Ilir Metës është që; Shqipërinë t’ua kthejë shqiptarëve.”, tha Meta./albeu.com