Emocionet “mbërthejnë” Rudina Hajdarin: PD është partia më e bukur në botë

Vajza e Azem Hajdarit, Rudina, është shprehur mes emocioneve se PD është partia më e bukur në botë.

Komentet Hajdari i bëri në Kuvendin Kombëtar të PD, të mbajtur gjatë ditës së sotme, ku ajo ishte mes të rikthyerve në këtë forcë politike.

Ajo shtoi se që e vogël ishte rritur nga babai i saj me përfytyrimin se si duhej të ishte PD-ja.

“Jap fjalën time para delegatëve të PD. Edhe para se të përjashtohem. Ish kryetari i emëruar nuk më lejoi të flisja. Sot kam privilegjin që të flas para delegatëve.”

“PD është partia më e bukur në botë për mua. Ai përfytyrim më motivon. Në 30 vite PD ka bërë shumë për vendin lëvizim lirshëm në BE dhe jemi pjesë e NATO.”

“Kemi bërë disa gabime që duhet t’i korrigjojmë sa më parë. Ndryshimet kushtetuese të 2008 kanë qenë të gabuara. U hoqëm qytetarëve fuqinë dhe mbyllëm listat. U bojkotua Kuvendi, zgjedhjet lokale dhe solli krizë të thellë brenda PD. Kjo krizë i ka rrënjët për të zëvendësuar demokracinë. Duhet ta shndërrojmë PD në një forcë të madhe opozitare”, tha Hajdari./albeu.com/