Enver Hasani, Arsim Bajrami e Haki Demolli fshehin vendet e punës (FOTO LAJM)

Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanin, të mërkurave, mund ta gjeni në Vushtrri, prej orës 13 deri në 14.30. Aty, Hasani ligjëron lëndën e “Drejta Kushtetuese”.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe Ministri i FSK-së, Haki Demolli nuk kanë deklaruar të gjitha të ardhurat e tyre.

Hasani ka fshehur punën që bën si ligjërues në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ndërsa dy ministrat nuk kanë deklaruar se janë edhe ligjërues në Universitetin Publik të Prizrenit.

"Express" sjell fakte dhe dokumente (fotogaleria e mësipërme) se si këta tre zyrtarë publik kanë shkelur ligjin duke mos i deklaruar të gjitha vendet se ku punojnë. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2014, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori