Enrique Iglesias triumfon në “Latin Grammy” (FOTO LAJM)

Gjatë ceremonisë së përvitshme të ndarjes së çmimeve “Latin Grammy", fituesit më të mëdhenj ishin Enrique Iglesias dhe këngëtari uruguajan, Jorge Drexler. Iglesias mori tre çmime, përfshirë dhe atë të këngës më të mirë të vitit, ndërsa Drexler dhe këngëtarja franko-kiliane, Ana Tijoux, morën çmimin e regjistrimit më të mirë për “Universos Paralelos”.

Kitaristi i ndjerë, Paco de Lucia, albumi i të cilit “Cancion Andaluza” u shpall më i miri i vitit, mori dy çmime “Latin Grammy”. Enrique Iglesias përpara të ftuarve tha se: “Kjo e sotmja nuk është një natë historike vetëm për artistët latinë.

Ajo është e tillë për të gjithë latinët, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Ceremonia u mbajt në “Grand Casino Hotel”, në Las Vegas të Nevadës. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2014, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori