Eni Koçi në prag të martesës? (FOTO LAJM)

Eni Koçi është një ndër këngëtaret më simpatike në tregun muzikor shqiptar.

Vetëm pak kohë më parë, Eni Koçi ka postuar në Instagram një foto ku ajo pozon me një fustan nusërie.

Ajo që fansat i ka bërë akoma më shumë kuriozë është fakti se ajo kohët e fundit po përflitet shumë edhe për lidhjen e saj me këngëtarin Genc Prelvukaj nga Kosova.

Megjithatë këngëtarja nuk ka dhënë asnjë sqarim konkret as për fustanin e bardhë me të cilin ka pozuar e as për lidhjen e përfolur me Genc Prelvukaj. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2017, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori