Borrell me të njëjtën gjuhë si Rama ndaj Bullgarisë: S’mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka, sot të nisin negociatat

Vendimi i Bullgarisë për të mos i hapur rrugën Maqedonisë për anëtarësimi në BE, që bllokon po ashtu në këtë proces edhe Shqipërinë, ka nxitur një debat.

Së fundmi ka reaguar ashpër edhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrel përmes një mesazhi, duke bërë thirrje për ndalimin e kësaj situate.

Borrell shprehet se ka ende shpresë, por situata në Bullgari nuk duket se po shkon mirë.

Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan, sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time: ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari, por duket se nuk po shkon mirë. Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë”, tha Borrell. /albeu.com