Enca dhe Noizy i janë rikthyer miqësis bashkë? Veprimi i papritur i këngëtares (FOTO LAJM)
Pasi shoqëria e tyre dukej se ishte në momentet më të bukura pas disa bashkëpunimeve që rezultuan hite, sherri mes Noizyt dhe Encës bëri bujë.
Në intervista asnëjri nuk kursente thumbat dhe secili ja linte fajin tjetrit.
Por mesaduket
Enca paska ndryshuar mendje.
Së fundmi
Enca ka postuar një video në
Instastory teksa shfaqet duke kënduar këngën ‘Boë Doën’ që e ka në bashkëpunim me
Noizy.
Ky veprim i
këngëtares i ka bërë të gjithë të mendojnë se tanimë dyshja e artistëve i ka lënë në të shkuarën problemet e tyre dhe janë pajtuar.
Deri më tani vetë
Noizy dhe
Enca nuk kanë folur konkretisht më për raportin mes tyre, megjithatë vlen të rikujtojmë se disa javë më parë e pyetur në
Instastory nga fansat e saj
nëse e ka menduar pajtimin me Noizyn, Haxhia pohoi se po.
Enca dhe
Noizy e quanin veten “mbreti dhe mbretëresha” e muzikës shqiptare asokohe dhe nuk do ishte keq
nëse dyshen do e shihnim sërish bashkë dhe t’i linin çdo gjë që ka ndodhur pas.
Shtuar më 05/06/2020,
ora 08:30