EMRI/ "Kush është mjekja që ruan kartelën e psikopatisë së Ramës" (FOTO LAJM)

Pas disa javësh qesëndisje të Ramës në publik duke i thënë me ironi "doktoreshë Monika Kryemadhi", kjo e fundit është shfryrë sot ndaj kryeministrit të vendit duke e quajtur psikopat që drogohet.

Madje, sipas Kryemadhit është një mjeke në Shqipëri që ka kartelën mjekësorë të kryeministrit Rama ku shenohet se ka probleme me mendore.

"Mira Racakolli, kjo mjeke që për 20 vite ja fsheh Ramës kartelën e tij të kurimit për skizofreni. Rama e ka shpërblyer sot mjeken e tij duke e bërë zv.ministre të Shendetësisë.
Ndërkohë, bashkëshorti i kësaj mjekeje me emrin Petrit është edhe doktori që e mjekon Ramën sot për astmën, një smëmundje prej të cilës ai vuan prej vitesh", tha Kryemadhi sot në Kuvend.

Kartela e botuar më parë në media
Kryeministri aktual Edi Rama ka vuajtur nga sëmundje të rënda psikike dhe është kuruar sistematikisht në pavijonin e neurologjisë pranë spitalit pas viteve 1980. Më pas me rekomandim të komisionit mjekësor është dërguar në Paris për një trajtim më profesional dhe një terapi intensive.

Simptomat e para të sëmundjes së Ramës datojnë që në fillimin të viteve ’80, kohë kur ai nisi të frekuentojë rregullisht spitalet. Sikurse dokumentohet në kartela dhe sikurse pohojnë mjekët, pacienti Rama ka qenë mjaft agresiv jo vetëm në ambiente shoqërore, por edhe me pjesëtarët e familjes. Kjo e detyronte familjen që të kërkonte ndihmë në spital. Në atë kohë, duke njohur pozitat e larta në parti të Kristaq Ramës, Edit i rezervohej një pritje e veçantë në ambientet e spitalit ku kurohej.

Përdorimi i dhunës ndaj nënës së tij dhe gruas së asaj periudhe kishin detyruar autoritetet për t’ia nënshtruar pacientit Edi Rama edhe një kurë të veçantë mjekësore, e cila më pas u vazhdua në Paris. Diagnoza e ekzaminuar edhe nga personeli mjekësor është konsideruar siç shihet edhe nga kartela klinike e pacientit si “skizofreni e thellë” me simptoma përdorimi dhune të shfaqur tek familjarët dhe të afërmit e tij. Skizofrenia pati shkaktuar depresion agresiv dhe luhatje në kujtesë që shfaqeshin me pagjumësi nga ana e pacientit Edi Rama.

Rama është kuruar sistematikisht në Pavijonin e Neurologjisë pranë Spitalit Nr.5. Faksimilet e akteve të ekspertizës mjekoligjore të rrahjeve dhe keqtrajtimeve nga Edi Rama, kartelën klinike të mjekimit për skizofreni të Edi Ramës, paditë gjyqësore të firmosura nga Edi Rama për mohimin e atësisë së djalit të tij, çështja e sëmundjes, u lakua edhe në kohën e divorcit me aktoren e talentuar, viktimë e qëndrimit çnjerëzor të bashkëshortit të saj të çekuilibruar, që bëri akuza, në gjyqin kalvar që zgjati 9 vjet.
Shtuar më 21/12/2018, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori