EMRI/ Kush është minoritari nga Shqipëria, "bos" i 350 kg kokaine në Ekuador (FOTO LAJM)
Një sasi prej 350 kg kokaine e pastër është kapur nga policia e Ekuadorit.

Kokaina ishte e ngarkuar në një anije dhe ishte gati për tu nisur drejt Australisë, dyshimet e policisë kanë bërë të mundur ndalimin për kontroll dhe më pas gjetjene sasisë rekord të lëndës narkotike.

Ndërkohë mediat ekuadoriane raportojnë se ka shkuar në 11 numri i të arrestuarve për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Janë arrestuar 8 shtetas në Ecuador dhe 3 në Greqi.

Njëri prej të arrestuarëve është minoritari, Ilia Petro Papa dhe ka lindur me 04.12.1977 me shtetësi shqiptare e kombësi greke.

Për këtë të fundit thuhet se është edhe koka e të gjithë bandës së kokainës. /albeu.com/

Shtuar më 15/11/2018, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori