"Emri im është Maria", Rina bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO LAJM)
Reperja e njohur Rina Balaj po tregohet shumë aktive në rrjete sociale gjatë ditëve të karantinës. Ajo publikon vazhdimisht foto dhe vetëm dy ditë më parë tregoi se bashkë me Sin Boy kanë përgatitur një album me plot 30 këngë.


Mirëpo gjatë këtyre ditëve reperja nuk po merret vetëm me muzikë. Vetëm së fundmi Rina ka bërë një ndryshim drastik në pamje dhe ka ndarë me ndjekësit një foto që zbulon look-un e saj të ri. Ajo i ka lyer flokët e saj në ngjyrë blu dhe duket se i pëlqen pamja e re.

“Çkemi, emri im është Maria”- shkruan Rina në gjuhën spanjolle. Ajo është shumë e njohur për eksperimentet e shpeshta me look-un e saj dhe gjithmonë është paraqitur me ngjyra të guximshme.
Shtuar më 22/04/2020, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori