EMRAT/ Zhduken dy adoleshentet shqiptare në Angli (FOTO LAJM)

Policia e Britanisë së Madhe ka shpallur të zhdukura dy adoleshente shqiptare, shoqe me njëra tjetrën.

Bëhet fjalë për Grisilda Dauti (Risa) 14 vjeç, e cila humbi kontaktet me të afërmit më 14 Janar, ndërsa Gabriela Shenbitrasi (Bela) 17 vjeç, u pa për herë të fundit para 10 ditësh.

Ndërkohë mediat britanike tregojnë se ende nuk ka asnjë pistë lidhur me zhdukjen e tyre.

Policia në Cardiff nxorri në Tëitter fotografitë e të dyja vajzave dhe bëri thirrje për këdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tyre të informojë autoritetet. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2019, ora 08:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori