EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë që u ekstraduan në SHBA (FOTO LAJM)

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt SHBA-së dy shtetas të kërkuar nga Interpol Washingtoni.

Ata u arresuan ne vendin tone, ne nje operacion te perbashket mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA.

Dy te ekstraduarit hane Vincent DeCaro dhe Arbër Isaku, qe u vune ne pranga teksa kishin tentuar të largoheshin drejt Kosovës nga pika e kalimit kufitarë Morinë.

Arbër Isaku një shqiptaro-amerikan i lindur dhe rezident në Nju York, por prej disa muajsh me qëndrim në Shqipëri ku kishte hyrë në mënyrë të ligjshme.

Isaku 29 vjec, rezulton se është arrestuar nga policia amerikane më 27 gusht 2017, afro një vit më parë nga policia e Konektikat.

Gjatë kontrollit të banesës së Isakut, agjentët amerikanë kanë mundur të sekuestrojnë 160 gr fentanyl dhe 200 tableta 30 gr të dyshuara si lëndë psikotrope, shkruan panorama.

Isaku dje DeCaro pasi kishin krijuar në një kompleks pranë rrugës së Kavajës, laboratorin e prodhimit të drograve sintetike.

Sipas letër-porosisë së autoriteteve amerikane eksperti i përzierjeve kimike dhe realizimit të lëndëve narkotike sintetike ishte De Caro. I përfshirë në këtë aktivitet kriminal rezulton dhe një shtetas tjetër amerikan i proceduar më parë i njohur me emrin Richard, por për llogari të drejtësisë amerikane. Nga hetimet, rezulton se tregu në të cilin operonin me aktivitetin e tyre të paligjshëm dy të arrestuarit ishte portal “DarkWeb” në të cilin të fshehur pas pseudonimeve personat kryejnë tregti droge dhe arme.

Sipas dokumentit, agjentët amerikanë kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare të ekzaminohen të gjitha pajisjet elektronike të sekuestruara të arrestuarve si dhe IP linja e internetit përdorur nga De Caro dhe Isaku gjatë periudhës që ata kanë qëndruar në Shqipëri.

Njoftimi i plote

Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA, u bë ekstradimi nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të arrestuar në Shqipëri, konkretisht:

– V. D., 30 vjeç, lindur në SH.B.A,

– A. I., 30 vjeç, lindur, në SH.B.A.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washingtoni/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SH.B.A. në vitin 2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga Kodi Penal i Sh.B.A-së.

Arrestimi provizor i shtetasve të mësipërm me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë në datën 21.09.2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA

Shtetasit e mësipërm ju dorëzuan Oficerëve të Policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aeroportin e Rinasit.
Shtuar më 20/04/2019, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori