EMRAT/ Fundosen tre shqiptarët që shpërndanin kokainë në Londër (FOTO LAJM)

Gjykata britanike ka vendosur të dënojë me 6.6 vite burg tre shtetas shqiptarë të cilët akuzohen për mbajtje dhe shpërndarje të drogërave të forta të llojit kokainë.

Sipas raportimeve në mediat britanike, shqiptarët kanë rënë në pranga në gusht të vitit 2018, dhe gjatë arrestimit u janë gjatur sasi të konsiderueshme kokaine të pastër.

Kjo llojë kokaine ishte tepër cilësore dhe mendohet se do të shitej tek grupe që ofronin shuma të mëdha parash.

Të arrestuarit janë identifikuar si, Florenc Kola, Shpati Hakili, Nasied Mitro dhe vendimi për ti lënë në burg është dhënë ditën e djeshme.

Një nga zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe luftës kundër trafikut të lëndeve narkotike mes tjerash u shpreh: “Ne e dimë se çdo grup i krimitorganizuar mbështetet tek paraja. Ndërprerja e aktivitetit të tyre dhe konfiskimi i parave është aq e rëndësishme për biznesin e tyre, ndërsa kjo i ndalon ata të investojnë në aktivitete të tjera kriminale”, shtoi ai.

Ata theksuan se nuk do të tolerojnë asnjë veprim që cenon jetën dhe sigurinë publike duke premtuar se krimi i organizuar dhe trafikantët do të goditen me çdo mjet.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar grupet e krimitorganizuar dhe do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2019, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori