Britania e Madhe ndalon aeroplanët rusë në hapësirën e saj ajrore

Mbretëria e Bashkuar po ndalon avionët civilë rusë nga hapësira e saj ajrore, shkruan CNN.

“Asnjë avion në një shërbim të planifikuar, i cili është në pronësi, qira ose operuar nga një person i lidhur me Rusinë, ose i regjistruar në Rusi, nuk do të fluturojë në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në një buletin drejtuar pilotëve të sapo publikuar nga Departamenti i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar.

Linja ajrore ruse Aeroflot aktualisht operon fluturime direkte midis Moskës dhe Londrës-Heathroë dhe Gatëick, sipas faqes së saj të internetit.

Buletini gjithashtu ndalon avionët rusë nga hapësira ajrore mbi Mbretërinë e Bashkuar./albeu.com


Shtuar 24.02.2022 19:34