Tirana-Partizani, bardheblutë publikojnë çmimet e biletave për derbin (FOTO LAJM)

Të premten do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania”.

Ndeshja starton në orën 19:00 ku bardheblutë tashmë kanë publikuar dhe çmimet e biletave.

Njoftimi i Tiranës:

Dalin në shitje biletat për ndeshjen e rradhës KF Tirana – KF Partizani

Çmimet janë të njëjta me përballjen e parë të luajtur në “Air Albania”

Pikat e shitjes:

1. Biletaria “Selman Stërmasi” 09:00-19:00
2. Dyqani FSHF tek “Rruga Elbasani” 10:00-18:00
3. Biletaria në krah të Neptun “9 Katëshet”
4. Ish-Fusha Aviacionit godina 14-15 “All in One”


Shtuar 24.02.2020 18:48