Bilanc i frikshëm viktimash, vetëm sot humbën jetën 20 shtetas nga COVID-19
Elvisi nxjerr papritur emrat: Dy vajzat e "Përputhen" që nuk i duroj dot (FOTO LAJM)

Punata e radhës e emisionit “Për’puthen” në “Top Channel” kishte takimin e Elvisit, i njohur nga të gjithë si Loco, me Anën e dytë.

Takimi i tyre u realizua në qendrën e qytetit, mes dritave të festave e shoqërisë së kalimtarëve që ndalonin për t’i parë.

Gjatë bashkëbisedimit me Anën, Loco përmendi faktin që dy vajza konkurrente në këtë emision nuk i duron dot fare.

Biseda vazhdoi në studio, teksa Bora i kërkoi Elvisit t’i tregonte këto dy emra.

Ai vendosi të flasë troç, duke treguar se dy vajzat që nuk duron dot fare janë Melisa dhe Sindi.

“Nuk kam asgjë personale, thjesht nga mendimet dhe mënyra si shprehen, se e them troç fare unë, janë Melisa dhe Sindi. Kam pasur 2-3 përplasje me të dyja. Sindit jam përpjekur t’ia sqaroj refuzimin, mosrefuzimin. S’ka dashur ta kuptojë si ka qenë dhe nuk e duroj për mendimet dhe përshtypjet që jep në lidhje me takimet e gjëra të tilla, që s’janë njësoj si të miat. Me Melisën dihet raporti që kemi, është e dyanshme, jam shumë dakord.”- ka thënë Loco.

Shtuar më 03/12/2020, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori