Elvana Gjata e mrekullueshme me të kuqe (FOTO LAJM)

Pëlqej
Këngëtarja Elvana Gjata ka nisur të përgatitet për projektin e saj të radhës. Këto ditë këngëtaren e kemi parë të vendosur në Firence të Italisë, ku nëpërmjet fotove të ndryshme ajo herë pas here na përditëson për të na mbajtur në kontakt me detaje nga jeta dhe karriera e saj.

Por disa zëra thonë se Elvana nuk është në Itali vetëm për qejf, por edhe për punë. Një gjë të tillë Elvana na ka treguar edhe përmes fotove të fundit që ajo ka publikuar në rrjete sociale ku shfaqet e veshur tërësisht me të kuqe.

Elvana duket më në formë se kurrë, ndërkohë që diçka na thotë se mos ndoshta kjo e kuqe ka të bëjë me prurjen e saj të re në muzikë. Epo…, Elvana, po të presim! /albeu.com/


Shtuar më 06/09/2017, ora 23:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori