Elita ua mbyll gojën të gjithë atyre që shanë emrin e Zërit (FOTO LAJM)
Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi dhe reperi Gjiko që pas lindjes së djalit Zëri kanë qenë shumë të komentuar në media dhe në rrjetet sociale dhe të shumta kanë qenë kritikat që çifti ka marr për shkak të emrit që zgjodhën për djalin.

Gjithmonë në fotot që moderatorja hedh me vogëlushin e saj, fansat komentojnë emrin e Zërit dhe janë kundra zgjedhjes së dy personazheve të njohur, shkruan xing.Megjithatë, së fundmi Elita ja ka mbyllur një herë e mirë gojën të gjithë atyre që shajnë emrin e vogëlushit.

“Paramendo kur t’rritet edhe pak kur t’i thonë: O Zëri lëshoja zërin televizorit.”, i ka shkruar njëri nga fansat.

“Edhe Erës i thonë shumë po fryn era, edhe Borës i thonë shumë po bie borë, edhe Malit i thonë a po ikim në mal etj.”, ja ka kthyer Elita.
Shtuar më 07/04/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori