Elita dhe Gjiko në pushimet e ëndrrave, pamjet më të ëmbla me Zërin (FOTO LAJM)

Reperi Gjiko dhe moderatorja e njohur Elita Rudi, që pas ardhjes së vogëlushit Zëri në jetë, e kanë vendosur në qendër të vëmëndjes dhe filmojnë çdo moment të rëndësishëm gjatë rritjes së tij.

Së fundmi, familja ka nisur pushimet në Turqi dhe ndodhen në një resort luksoz me 5 yje. Si Elita ashtu dhe Gjiko, kanë ndarë në rrjete sociale momente nga pushimet, të cilat do të mbahen mend si pushimet e para të Zërit.

Elita ka publikuar në Instagram, tre nga fotot më të bukura që mund të realizonte me të birin. Të dy janë veshur me të kuqe dhe Elita e shtrirë në një vend që duket si i shkëputur nga përrallat , i ndodhur në Antalia, po e mban Zërin në krahët e saj. “Nuk ka asgjë si dashuria ndërmjet një nënë dhe djalit të saj.”-ka shkruar moderatorja në përshkrimin e fotove.



Shtuar më 06/09/2019, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori