Eliona Pitarka i bën namin ndjekësit: Ti duhet të varesh në mes të qytetit (FOTO LAJM)

Marshimi i djeshëm nga sheshi Nënë Tereza drejt Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë nga shumë vajza dhe djem për kauzën e ngritur kundër personave abuzues ndaj të miturve, tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave, ndjekësve në rrjetet sociale dhe personazheve të njohur të cilët u bënë pjesë e tij.

Mes këtyre personazheve nuk mungoi as aktorja Eliona Pitarka e cila ndau në Instagram foto e video nga marshimi.

Por mes komentuesve në këto thirrje kundër abuzimit nuk mungojnë ata që i japin të drejtë përdhunuesve.

"Po mos të kruhesh akush nuk të përdhunon", ka komentuar dikush në profilin e Elionës dhe kjo e fundit nuk ka duruar aspak duke ja kthyer:

"Ti duhet të varesh në mes të qytetit bashkë me atë perdhunuesin bastard me këtë koment që bën."./albeu.com/

Shtuar më 05/06/2020, ora 13:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori