Eli Fara ka ditëlindjen, i kujt është ky urim kaq special? (FOTO LAJM)

Pëlqej
Këngëtarja Eli Fara k ditëlindjen dhe urimi më i bukur nuk mund të vinte nga askush, përveçse Marinës, vajzës së saj.

Sot në ditëlindjen e saj të 51-të dhe që në orët e para të mëngjesit është surprizuar nga e bija, Marina, me një urim me fjalë zemre.

“Në një ditë si sot lindi nëna më e mirë në botë. Të uron motra të bëhesh 100 vjet.

Jeta ime ka nisur duke hapur sytë dhe duke dashuruar fytyrën tënde. Kur numëroj gjërat e çmuara që kam në jetë, ty të numëroj dy herë. Zemra jote është vendi më i sigurt për mua.

Ti je mbretëresha ime. Nuk ka fjalë që mund të përshkruaj dashurinë që kam për ty. Të dua! Gëzuar ditëlindjen!”, shkruan Marina krahas fotos ku shfaqet duke u puthur në buzë me të ëmën. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori