Elhaida Dani hedh poshtë thashethemet: Nuk jam fejuar! (FOTO LAJM)

Ditët e fundit, shumë është spekuluar në lidhje me një fejesë të këngëtares Elhaida Dani. Teksa lajmi u përhap në kohë reale, një reagim ka patur nga vetë këngëtarja, e cila ka shfrytëzuar Facebook-un për të hedhur poshtë të gjithë këto zëra.

"Fejesa dhe martesa janë hapa të rëndësishëm në jetën e gjithsecilit, por nuk arrij të kuptoj përse media ka vendosur që ajo që ka bërë një hap të tillë kohët e fundit jam unë.

Kur të vendos të bëj këtë hap të rëndësishëm, do jem unë e para që e ndaj me ju, por për momentin më vjen mirë t'ju sqaroj që statusi im vazhdon të jetë i pandryshuar.

Ju lutem, mjaft me këtë lajm jo të vërtetë, nuk kam dëshiruar asnjëherë të jem pjesë e medias rozë dhe vazhdoj të kem të njëjtën dëshirë.

Faleminderit shumë! Elhaida Dani", përfundon ajo. /albeu.com/

Shtuar më 03/01/2015, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori