Elgiti dhe Klea pozojnë për Fadil Berishën (FOTO LAJM)

Iu desh shumë kohë të pranonin publikisht se ishin në një lidhje dashurie, por duket se tashmë Klea Huta dhe Elgit Doda po e shijojnë në dritën e diellit dashurinë e tyre.

Gjatë udhëtimit të tyre në SHBA, ku Klea ka xhiruar për emisionin e saj më të ri në Top Channel, cifti është takuar edhe me fotografin e njohur Fadil Berisha.

Ai I ka realizuar një foto të mrekullueshme bardhë e zi ku Klea dhe Elgiti duken vërtetë si model.

Krahas fotos Berisha e ka komplimentuar Klean duke thënë se duket se aktorja e njohur Salma Hayek në rininë e saj.
Shtuar më 01/09/2018, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori