Vangjeli: Basha doli dhëmb qumështi që mbahej nga një rrënjë e vjetër si Berisha

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se ish-kryedemokrati Lulzim Basha ishte “dhëmb qumështi” që mbahej nga një rrënjë e vjetër si ish-kryeministri Berisha.

Komentet Vangjeli i bëri në studion e emisionit “Log.” në ABC, ku hodhi posht mundësinë e një pakti Rama-Basha.

Analisti shton më tej se kryeministrit i intereson që të dyja grupimet e PD të jenë në konflikt.

“Nuk ka në pakt Rama-Basha, sepse Basha nuk ka asgjë. Edhe në kazino kur futesh duhet të kesh diçka në xhep. Nuk ka. Basha përkundër të gjitha parashikimeve doli që ishte një dhëmbë qumështi që u tund me një fije për një kohë të gjatë dhe kur doli ra. Poshtë kishte një rrënjë të vjetër që ishte Sali Berisha. Humbi për herë të dytë. Humbi herën e dytë duhet të ikte. Nuk ka marrëveshje.

Rama e ka pikësynim te mandati i katërt. Kundërshtarët e tij nuk e kanë kuptuar. Ramë i intereson edhe grupimi i Bashës edhe i Berishës. I interesojnë të dyja palët në konflikt me njëri tjetrin. Ky është problemi juaj që nuk po e kuptoni. Teoritë që ngrihen për pakte të fshehta ku gjërat janë kaq të dukshme”, tha Vangjeli, ndërsa shtoi se Basha i ofron Ramës vetëm mbijetesën.

“Basha i ofron Ramës vetëm mbijetesën e tij, me qëllim që ti peishë punë partisë, pjesë tjetër”, deklaroi Alibeaj./albeu.com/