Ekzekutimi mafioz, zbulohet arrestimi në Itali i Nardit të Bujtinave (FOTO LAJM)

Rreth 24 orë pas vrasjes së 35-vjeçarit Ferdinand Polia policia e Shkodrës “nge supet” për një pistë të mundshme hetimi. Hetuesit nuk janë ndihmuar as nga dëshmia e mikut të viktimës që udhëtonte në të njëjtin mjet me 35-vjeçarin, por që fatmirësisht i shpëtoi atentatit. Xhovan Marashi ka rrëfyer momentet e tmerrit.

“Një motor i llojit “TMAX” ngjyrë gri, na ka ardhur përballë dhe ka qëlluar në drejtim tonin, jam ulur dhe pastaj kam dëgjuar vetëm goditjet e plumbave në mjet. Drejtuesi i motorit kishte skafandër të zezë, asgjë më shumë nuk di dhe nuk kam parë. Çdo gjë ndodhi aq shpejt, dhe se vetëm kam parë se si Nardin e përshkonin plumbat. Nuk mbaj mend shumë gjëra, sepse plumbat pa reshtur binin mbi ne”.

Megjithatë “Nardi i Bujtinave” duket se ka pasur dhe një anë të errët në Itali, ku ka qenë emigrant. Në vitin 2010 ai është arrestuar nga policia italiane në Venecia, sicc raporton Opinion. Ai, siç raportohej në mediat italiane, në atë kohë, u vu në pranga si pjesë nje grupi kriminal që merrej me drogë dhe prostitucion në Treviso dhe Venecia.

Të arrestuar në atë kohë, referuar mediave italiane ishin: Artan Gega, Elvis Guri dhe Ferdinand Polia. Sipas hetimeve ky grup kriminal kishte një fitim prej 800 mijë euro në vit. Vajzat që përdoreshin si prostituta ishin nga Rumania dhe Bullgaria.
Shtuar më 21/03/2019, ora 21:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori