Ekzektuan 27-vjeçarin, hetuesit britanikë publikojnë fotot e shqiptarëve

Hetuesit britanikë kanë publikuar fotot e dy shqiptarëve, të dyshuar për ekzekutimin e një shqiptari para një viti.

Grineo Daka, 27 vjeç, banues në Stratfort dhe me origjinë nga Shqipërua u qëllua për vdekje në Phoenix Snooker Club në Lea Bridge Road. Ngjarja u regjistruar në orën 3 të mëngjesit më datë 7 korrik 2019.

Sipas mediave britanike, Daka ishte qëlluar me një plumb të vetëm i cili ka qëlluar fatal për shqiptarin që ndërroi jetë në vendngjarje.

Policia menjëherë është vënë në kërkim të dy autorëve të dyshuar, edhe ata shqiptarë, të quajtur Jeton Krasniqi 26 vjeç dhe Mirsad Brahimi 33 vjeç, të dy banues në veriun e Londrës.

Të dy të kërkuarit janë me prejardhje nga Kosova. Policia britanike ka vënë në dispozicion 20 mijë paund për prangosjen e dy të rinjve.


Shtuar më 19/05/2020, ora 20:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori