EKSKLUZIVE/ Aty ku hipi edhe Linda? Misteri i madh i charterit që çoi Ramën tek Erdogani (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama duke zbritur ne aeroportin Esenboga te Ankarasa pasditen e 9 korrikut 2018.
Pëlqej
Një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha publikoi një video ku pretendohej se bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama ishte duke hipur në një charter për të udhëtuar nga Rinasi.

Nga videoja nuk duket se një grua, e cila nuk shquhet nëse është apo jo Linda Rama, po hipen në charterin e një kompanie fluturimesh private turke me numër "TC-ASL".

Fill pas kësaj, reagoi kryeministria, e cila e cilësoi gënjeshtër pretendimin e Berishës.

Mirëpo, në gjithë këtë histori akuzash dhe kundër akuzash, ka diçka e cila lidh e lidh familjen e kryeministrit Rama me charterin në fjalë.

Nga verifikimet e bëra prej Albeu.com, rezulton se charteri që pretendohet se Linda Rama fluturoi nga Rinasi më datë 9 korrik, është i njëjtë me charterin që bashkëshorti i saj, Edi Rama përdori për të shkuar në inagurimin e Presidentit Erdogan, po më datë 9 korrik në Tiranë.

Kështu, charteri ku pretendohet se fluturoi Linda Rama është një Bombardier Challenger CL-604 dhe ka numrin "TC-ASL".

Në të njëjtën ditë, me të njëjtin charter të kompanisë turke të fluturimeve "Sarp Air", Bombardier Challenger CL-604 me nr. "TC-ASL" kanë fluturuar edhe kryeministri Rama dhe miinistri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, shkruan Albeu.com. (Shiko videon dhe fotot).

Duke qenë se datat dhe charteri përputhen, po ashtu edhe koha e fluturimit, nuk dihet nëse Linda ka fluturuar me Ramën për në Turqi apo charteri në fjalë e ka dërguar diku tjetër nwse videoja e Berishws wshtw autentike. /albeu.com/


Shtuar më 16/08/2018, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori