Eduart Ndocaj rrëfehet per dobësimin drastik: Tani mund të lidh këpucët (FOTO LAJM)
Ish-deputeti shqiptar Eduart
Ndocaj tashmë po bie në sy si një perzonazh që arriti të heqë kilet e tepërta duke i ofruar vetes një pamje krejtësisht të re.
“Kaubojsi” ka treguar sot për emisionin ABC e Mëngjesit, se ndryshimi i tij
vjen si pasojë e një ndërhyrjeje dhe një diete
drastike e ndjekur më pas.
Madje, ai ka bërë shaka duke u shprehur se tani mund të lidhë këpucët, duke qenë se barku i tij i rrumbullaksour nuk është më. Por cila qe arsyeja që e shtyu deputetin që të dëbosohej.
Sipas Ndocajt pesha e madhe ishte e papërballueshme dhe transformimi tani, është aq i madh saqë shumë miq e kanë ngatërruar me vëllain e tij.
“Kam humbur 42 kg nga data 20 janar deri tani. Katër muajt e parë është rënia
drastike, pastaj më e ngadaltë. Mbipesha është problem kryesor që mora këtë vendim. Ishte e papërballueshme. Kam bërë ndërhyrje dhe është një dietë
drastike që e mbaj gjithmonë.
Erdhën ca miq nga Trisete në Milano, kishim gati 3 vite që nuk takoheshim dhe më pyetën kur
vjen vëllai. Është në punë dhe
vjen vonë. Duam të bëjmë një
foto me deputetin. Atë 120 kg, e gjeni në
foto i thashë. Nuk dua të përdor atë që thotë kryeministri, por është rilindje. Tani mund t’i bëjë të gjitha, lidh edhe këpucët. Më përpara i merrja një numër e gjysmë më të madh”, tha
Ndocaj.
Shtuar më 16/09/2020,
ora 13:23