Eduard Selami tregon unazën e fejesës, i dashuruar me Ilva Taren (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndonëse ende nuk është bërë publik për mediat ndonjë datë për shpalljen e martesës, Eduard Selami aktualisht po shijon lidhjen e dashurisë me gazetaren e mirënjohur Ilva Tare.

Edhe më herët, kjo e fundit është shprehur se ka gjetur njeriun e jetës, e ndërsa jo më larg se dje Selami është parë me një unazë fejese.

Çifti i cili bashkëjeton prej muajsh, ende nuk ka zyrtarizuar asgjë, e ndërsa thashethemet çdo ditë e më shumë po shtohen rreth tyre. Deputeti i PD, Eduard Selami tregon hapur angazhimin e tij serioz në lidhjen me gazetaren Ilva Tare. Ai nuk e heq nga dora unazën e fejesës në çdo dalje zyrtare.

Prej fillimit të 2014-ës ai ka nisur seriozisht lidhjen e dashurisë me gazetaren Ilva Tare, me të cilën u njoh në Tiranë. Ndërkaq, gazetarja ka marrë dhe një unazë “Tiffany” nga ai.

Deputeti i PD-së ka dy fëmijë nga martesa me ish-‘Miss’-in Pegi Vreto, ndërsa Ilva nuk ka fëmijë nga martesa me jordanezo-amerikanin Majd Nuri Shafiq. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori