I shumëpërfoluri këta ditë Eduard
Ndocaj sa duket nuk e ka marrë aq lehtë punën e deputetit.
Ai ka vendosur të zbresë në terren dhe të ndihmojë familje që janë në nevojë në qarkun e Lezhës.
Postimi origjinal në faqen e Ndocajt për ndihmën ndaj një familje
Vetëm 3 ditë pasi mori mandatin e Deputetit, kaubojsi lezhjanë
Eduart Ndocaj u kthye në zonen e tijë elektorale për të nisur një komunikim me banoret.
Nënë
Barbulla nga Fangu i Mirdites, e moshuara 100-vjeçare e cila u bë përsonazh pak ditë më parë përshkak të problemeve të sajë, moren edhe vemendjen e Deputetit
Ndocaj.
Ai ngarkoi makinen e tijë me disa ushqime dhe behu në deren e të moshuares e cila jeton e braktisur prej disa kohesh. Ai ja dorëzoj ushqimet 100-vjeçares duke e siguruar se do vazhdojë ta ndihmojë atë edhe në të
ardhmen. Brenda shtëpisë gjysën të rrënuar dhe të pajisur me disa sende të vjetra
Ndocaj dhe nënë
Barbulla pinë një kafe bashkarisht dhe sigurisht ajo u ndje mirë.
Ndocaj kishte një apel për shumicen e kolegëve të tijë deputetë. Ai u kërkoj që të hiqnin dorë nga një pjesë e pagave të tyre dhe ti dhuronin për bamirësi, pasi bizneset dhe milionat që disponojne u mjaftonin.
"Unë në fakt rastin e sajë e kam parë në media kur isha në Itali dhe jam traumatizuar, teksa kam parë gjendjen e sajë ekeonomike dhe vendin ku ajo jetonte. Nga ana tjeter unë u mahnita, kur e pashë këtë të moshur në një moshë kaq të madhe e cila i ka mbijetuar kohes me vuajtje dhe sakrica dhe fatmirësht gëzon shëndet të mirë. Ne duhet të bëjmë maksimumin që njerez që jetojnë në kushte të tilla të mos i shohim më në këtë vend, pasi është një trishtim i vërtetë. Unë kam një apel për të gjithë koleget e mijë deputet që kanë mundësi financiare, që ti ndihmojnë njerez të tillë në zonat ku ata janë zgjedhur. Të pakten gjysma e pages së tyre, duhet të shkojhë për humanizem në kët drejtim. Unë kam qenë edhe më parë pranë njerëzve në nevoje, duke i ndihmuar ata dhe këtë do ta bëj edhe në të
ardhmen" u shpreh
Eduart Ndocaj Deputet i PDK-së
E moshuara
Barbulla Pepa është mahnitur teksa ka parë makinen me ushqime të ndryshme në oborrin e banesës së sajë. Ajo shprehet se aksuh nuk është kujtuar asnjëherë për të, duke falenderuar deputetin
Ndocaj për ndihmen e dhënë.
"Unë po gëzohem shumë për këtë ndihmë që ju po me jepni. Për mua nuk është kujtuar askush, nuk më është dhënë asnjë ndihmë. Më kanë lënë disa muaj edhe pa energji elektrike dhe vetem pas publikimit të rastit tim në media më është rikthyer energjia. Unë dua të falenderoj shumë Deputetin
Eduart Ndocaj, që është kujtuar për mua. Këto veprim duhet të bëjnë edhe pushtetarë të tjere të cilët kanë mundësi të më japin diçka, pasi unë jam e braktisur dhe jetoj e vetme në kushte tepër të vështura ekonomike" u shpreh
Barbulla Pepa
100-vjeçarja nga fshati Fang i Mirdites u bë përsonazh pak ditë mnë parë, pasi shteti për këtë të moshura ishte kujtur vetem për ti ndëprere energjinë e elektrike, duke e lënë në erresire për rreth tre muaj, përshkak se ajo ishte debitore. Deputeti
Eduart Ndocaj ka marrë zotimin e tijë për ta ndihmuar këtë të moshuar edhe në
ardhmen, ndërsa në të
ardhmen do të jetë pranë edhe në familjet e tjera në nevojë që ka Qarku i Lezhës. /Albeu.com/
Shtuar më 01/11/2015,
ora 21:43