Edi Paloka ironizon Ramën: E bëra të famshëm (FOTO LAJM)

Fotoja e kryeministrit Edi Rama, i bërë i gjithi me bojë, është renditur te fotot e javës së agjencisë prestigjoze të lajmeve “Reuters”.

Në këtë kolazh fotosh të “Reuters” janë në total 25 foto, por ajo e kryeministrit shqiptar renditet e para.

Të enjten, gjatë seancës plenare, deputeti demokrat Edi Paloka hodhi me anë të një shiringë bojë në drejtim të kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë Paloka ka reaguar përsëri në lidhje me gjestin e tij, ku kësaj here ironizon me Ramën duke thënë se e ka bërë të famshëm.

Statusi i plotë:

E bera te famshem…
Cfare nuk ka bere per te terhequr vemendjen e nderkombetareve dhe mediave te huaja:

Ka shkuar me atlete ne summite nderkombetare , madje dhe ne sallone e oborre mbreterore; ka hapur ekspozita si kryeminister ne galerite me te shtrenjta te botes ; ka bere eksentrikun, sharlatanin e karagjozin sa ka mundur ne takime nderkombetare; ka paguar miliona per intervista e reportazhe; ka angazhuar dhe Sorosin per ti bere publicitet ne mediat qe kontrollohen prej tij…
Po nuk arriti kurre te merrte vemendjen dhe publicitetin qe mori pas te enjtes se kaluar. Faqja e tij e zeze beri shetitjen e mediave nga vendet arabe ne SHBA, nga Evropa ne Azi. E jo shaka po gjithe mediat me te rendesishme te planetit.
Sot ka fituar dhe cmime nga keto media (Reuters apo BBC) si kryeministri faqezi dhe gojeqelbur i Shqiperise.
P.S
Po e them tani per here te pare ( kam deshmitare spiropallen):
Nje nga momentet qe nuk e kapen dot mediat, nje nga ato shume momente kur kryeministri i “rilindjes” shan e shfryn nga vendi pa mikrofon, sapo ishte bojatisur, mu drejtua duke me kercenuar. Me kercenoi se do vazhdonte te me “bente qesharak” ne Parlament…
E thene nga ai eshte per tu marre ne konsiderate, por pa modesti fare, dyshoj qe sado te perpiqet, do arrij te me bej “te famshem” aq sa arriti ai brenda nje dite…. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori