Edhe qesh edhe qan, kush nga ju mund ta deshifroj reagimin e Feros për Arbenitën (FOTO LAJM)

Tashmë nuk po dimë se çfarë të mendojmë për çiftin Fero-Arbenita!

Siç raportohet, dyshja besohet se është ndarë dhe kanë qenë veprimet e tyre në Instagram, apo postimet që kanë vërtetuar atë që përflitej prej javësh tashmë.

Kjo ndodhi pak pasi kishin nisur bashkëjetesën në Gjermani së bashku. Ndërsa tani reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli jo vetëm që nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, por jetojnë dhe shumë larg njërit-tjetrit.

Këtë e ka konfirmuar vetë reperi përmes një postimi ku tregon se është ndarë nga modelja simpatike. Ai e shoqëron postimin me disa emoji duke qarë dhe më pas duke qeshur, për të na bërë më tepër konfuz sesa jemi.

E megjithatë në një postim të dytë reperi e pranon se fajin për ndarjen e ka pasur vetë ai. Fero e shoqëron postimin me disa emoji duke qarë, si për të treguar se është penduar!

Kjo vjen pak ditë pasi Fero publikoi një video ku shfaqej së bashku me një vajzë me flokë të gjatë, por pa i zbuluar fytyrën.

Ai ka preferuar ta mbajë të fshehtë imazhin e saj duke shtuar më tepër dyshimet!

Shtuar më 12/11/2019, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori