Edhe pse larg njëri-tjetrit, Ledri Vula sapo postoi foton më të bukur me Sarën (FOTO LAJM)

Mesa duket këto ditë karantine, Ledri Vula dhe e dashura e tij Sara Hoxha nuk po i kalojnë bashkë dhe kjo ka bërë që ata të ndjejnë mall për njëri-tjetrin.

Ka qenë reperi i njohur që ka publikuar një foto throwback në InstaStory me Sarën teksa shihen të dy të përqafuar, ku kjo e fundit po e puth në ballë.

Sara mësohet të jetë në Gjermani, e cila ka postuar InstaStory ku shfaqet e lagur nga shiu. “Kur isha e vogël, doja të kërceja në shi dhe të këndoja këngën “It’s raining men”, ka shkruar Sara.

Kjo është fotoja e dytë që Ledri ka hedhur me të dashurën e tij në Instagram, që në momentin që vendosi të zyrtarizojë lidhjen me fashionisten.

Është dashur pikërisht kjo periudha e karantinimit për ta bërë Ledrin të reflektojë dhe ta bëjë publike lidhjen e tij.

Pak kohë më parë, Ledri pranoi se ka presion të madh për martesën veçanërisht nga gjyshërit, shkruan iconstyle.

“Kam vakt me u martu. Po e mbaj stafetën e beqarit edhe pak, s’di bro. Më së shumti presionin e kam nga gjyshi dhe gjyshja, po kismet kadalë kadalë”, u shpreh ai.

Shtuar më 01/05/2020, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori