Edhe Japonia merr masa kundër Koresë Veriore, vendos sistemin antiraketor (FOTO LAJM)

Japonia ka vendosur një sistem antiraketor në zemër të Tokios pasi Koreja e Veriut kërcënoi se do të dërgonte një breshëri raketash drejt bazës ushtarake amerikane në Guam, të cilat do të fluturonin mbi qiellin japonez.

Fotografitë tregojnë se një njësi raketore PAC-3 Patriot është vendosur në një kompleks në Ministrinë e Mbrojtjes në kryeqytetin japonez.

Zyrtarët japonezë thanë se me këtë sistem mbrojtjeje ata mund të qëllonin raketat e Koresë së Veriut në qoftë se ata kalonin në territorin e Japonisë.

Ndërsa banorët e Koresë së Jugut ndihen fare të qetë edhe pas kërcënimit të Kim Jong Un, i cili tha se Veriu do të finalizojë një plan nga mesi i gushtit, për të hedhur katër raketa me rreze të mesme të njohura si Hwasong-12 në drejtim të ishullit Guam. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2017, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori