Edhe aksionere në New York edhe me kredi, kjo është pasuria e Rudina Hajdarit (FOTO LAJM)

Rudina Hajdari, deputete e Kuvendit të Shqipërisë është kthyer në një ndër zërat më të fortë të opozitës brenda Kuvendit.

Pavarësisht kohës së shkurtër në politikë, Rudina Hajdari ka pritshmëri të mëdha nga e ardhmja dhe duket se pretendon kryesinë e PD ndërkohë që opozita e vërtetë gjendet jashtë Kuvendit.

Por sa e pasur është ajo?

Në databazën Spending Data Albania në Rubrikën Para dhe Pushtet sapo janë hedhur në dhëna të deklarimeve pasurore të deputetëve që kanë marrë mandate gjatë 2019.

Të dhënat janë marrë nga deklarimet zyrtare pranë Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit përmes aplikimit të aksesit për informacion.

Në bazë të të dhënave që mund ti shihni edhe në galerinë e bashkëngjitur lajmit, mund të shikoni që Hajdari ka një bazë të fortë nga bashkëshorti i saj Demiraj i cili rezulton pronar i një godinë në Neë York si dhe pronar i një kompanie, ku Rudinës i është dhuruar 10 % të aksioneve.

Por ajo që bie në sy është se sipas saj ende ajo nuk ka shlyer kredinë e studimeve të saj, si dhe edhe faktin që ajo është në "borxh" më të vëllanë për shkak se i përdor atij apartamantin për të banuar.
Shtuar më 09/11/2019, ora 20:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori