"Ecje për liri", mijëra shqiptarë presin parakalimin e Clintonit dhe Albrightit (FOTO LAJM)

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë po zhvillohet ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga sheshi ‘Skenderbeu’ deri te busti i ish-sekretares, Madeleine Albright, raporton lajmi.net.

Qytetarë të shumtë kanë dal në sheshe dhe po presin parakalimin ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton, ish-sekretares, Madeleine Albright, gjeneralit, Wesley Clark, etj,.

Pas kësaj ngjarje, të lartpërmendurit do të vazhdojnë deri te monumenti i ‘NewBorn’, ku do të zbulohet busti i Albright.
Shtuar më 12/06/2019, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori