E zhytyr në Versace, Sara Hoxha shkon në festën e beqarisë së Lorit

Pëlqej
Lori Hoxha është një ndër vajzat më të famshme në Shqipëri, e njohur për jetën luksoze dhe stilin në të veshur me të cilin është kthyer në inspirim për shumë vajza.

Lori gjithmonë e ka mbajtur private lidhjen e saj me Vis Bajraktarin. Por duket se këtë verë ajo do i japë fund beqarisë dhe do i thotë "Po" të dashurit të saj.

Pikërisht këto ishin zërat që qarkulluan kudo në media dhe Lori nuk kundërshtoi faktin se edhe mund të kishte dasmë rreth
trashëgimtareve të Top Media.

Si për të ironizuar lajmet Sara e veshur e gjitha në ‘Versace ‘ ka shkruar në postimin më të fundit:

“Duke shkuar tek festa e beqarisë së Lorit” duke shtuar një emoji me duart në kokë ku tregon se duket e befasuar nga ato që u shkruan në media.

"S’ke faj ti jo"- ja ka kthyer me koment Lori, e cila u duk se e kishte marrë me sportivitet lajmin. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2018, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori