Banorët e Big Brother Vip mund të futen në librin e rekordeve Guinness

Banorët e “Big Brother Vip Albania 2” do të kenë mundësoinë që të futen në librin e rekordeve Guinness.

Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve të futeshin në librin e rekordeve Guinness.

Atyre iu shfaqën 11 rekorde Guinness, të cilat ata mund t’i arrinin në kushte shtëpie. Banorët kishin të drejtë të zgjidhnin një nga rekordet dhe secili prej tyre kishte për detyrë të bënte prova për të arritur një rekord të ri.

Në zarf thuhej, se kur një banor do jetë gati për ta thyer një rekord, t’ia komunikoi atë Vëllait të Madh në dhomën e rrëfimit dhe më pas ta realizojë sfidën në dhomën e ndenjjes.


Shtuar 14.04.2023 08:17