E zë poshtë traktori, humb jetën 38-vjeçari shqiptar (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Modio të Komunës së Amfikleia – Elatia, në Greqi.

Dy punëtorë, një bullgar 45 vjeç dhe një shqiptar 38 vjeç, baba i dy fëmijëve, kishin ngarkuar një zetor me baza.

Zetori u përmbys në një pikë zbritëse, duke bllokuar të dy punëtorët poshtë tij. Me shumë përpjekje, janë nxjerrë trupat e dy burrave, por ata kishin humbur jetën të dy tragjikisht.

Nga Departamenti i Policisë Amfikleia kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për të përcaktuar shkakun e tragjedisë.
Shtuar më 16/05/2020, ora 23:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori