E vizaton Ferrarin në derën e garazhit (FOTO LAJM)

32-vjeçari Chris Smart nga dëshira e madhe për të pasur një veturë Ferrari të tipit klasi, dhe nga pamundësia për ta blerë atë, vendosi ta vizatojë një të tillë në derën e garazhit të tij.

Ai kaloi dy javë duke e vizatuar me ngjyra rezistuese ndaj motit, automjetin e rrallë nga viti 1962 - Ferrari 250 GTO.

Tash fqinjët dhe kalimtarët e rastit mendojnë se ai vërtet ka në garazh një automjet të tillë. Madje ka të tillë që ndalen për të shikuar “veturën sportive”.

“E urreja derën e garazhit më parë, sepse ishte vërtet e mërzitshme. Shikova në internet disa zbukurime për garazh dhe dëshiroja një unike për mua”.

“Njerëzit duhet të shikojnë dy herë dhe pastaj qeshin kur e kuptojnë se çfarë është. Shumë fëmijë e kanë fotografuar”, ka thënë Smart. “Gjithmonë më ka pëlqyer kjo veturë dhe dëshiroja ta bëja më argëtuese. Sidoqoftë, do të ishte vërtet bukur sikur të ishte një e vërtetë aty”, ka deklaruar ai.

Shtuar më 10/05/2012, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori