E veshur nga stilistët shqiptarë, Beyonce shkëlqen në festë (FOTO LAJM)

Beyonce një nga këngëtaret më të mira në mbarë botën,që njihet për këngët dhe sukseset e saj të jashtëzakonshme.

Beyonce u shfaq si një divë e vërtëtë në festën e ditëlindjes së P Diddy-t.

Beyonce përkrah bashkëshortit të saj Jay-Z u shfaq më e bukur se kurrë dhe meritat i kishin dy shqiptarët që kishin krijuar fustanin e mrekullueshëm që kishte të veshur këngëtarja.

Kujta dhe Meri, janë dy stilistët shqiptare që veshën Beyonce-n me një fustan të gjatë të zi, i çarë në pjesën e majtë të këmbës dhe me një bust fantastik të punuar me gurë.

Ishin vetë shqiptarët që kanë postuar në Instagramin e tyre një video gjatë përgatitjes së fustanit të Beyonce-s, duke shprehur se këngëtarja kishte shumë besim në punën e tyre.

"Ishte ora 04:00 e mëngjesit dhe @kujtameri po punonin me entuziazëm dhe emocion për veshjen e mrekullueshme të Beyonce-s. Ajo kishte shumë besim tek ne, dhe na la të lirë të krijojmë më të mirën për të. Ishte një përgjegjësi e madhe të krijosh për një DIVA si @beyonce #beyonce", –shkruajnë stilistët.

Siç shihet, pjesët e thurur me gurë, janë qepur një më një nga stilistët! Kjo punë e madhe sigurisht që u shpërblye, kur të gjitha mediat shqiptare dhe ato të huaja publikuan emrat e dy stilistëve shqiptarë që veshën divën e muzikës.


Shtuar më 16/12/2019, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori