E vërteta dhimbshme e aksidentit tragjik në Sarandë (FOTO LAJM)
Shqiptarët janë krejtësisht të papërgjegjshëm në drejtimin e mjetit dhe kjo vërtetohet katërcipërisht nga numri i lartë i aksidenteve dhe vdekjeve në rrugë.

Shifrat e tregojnë më së miri se krahas infrastrukturës së dobët, një arsye kryesore se përse shqiptarët vdesin më shumë se kushdo tjetër në Europë është pikërisht papërgjegjshmëria në rrugë, shkruan Albeu.com.

Duket se kjo ka shkaktuar edhe aksidentin tragjik të para pak minutave në Sarandë, me një grua të vdekur dhe bashkëshortin e saj që po lufton me vdekjen në spital.

Të dy italianët nga Xhenova kishin ardhur për pushime në Shqipëri duke mos menduar se këtu do të gjenin tragjedinë.

Wshtë pikërisht një parakalim i gabuar i mjetitt "Ford" që ka shkaktuar aksidentin e Ksamilit, ndërsa përplasja ka qenë mjaft e fortë duke sjellë edhe rezultatin tragjik.

Krahas gjobave dhe masave të marra nga policia, është kryesist përgjegjshmëria e shoferëve ajo që ul numrin e aksidenteve, gjë e cila mungon krejtësisht në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2018, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori