Greqia shtrëngon masat në prag të festave të fundvitit, çfarë duhet të keni parasysh për të kaluar doganën

Greqia ka forcuar masat kundër përhapjes së koronavirusit në prag të festave të fundvitit.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në Greqi, e cila njoftoi se sot të gjithë personat që do të hyjnë në vend nga data 19 dhjetor ora 06:00 duhet të ketë një test negativ të 48 orëve të fundit, pavarësisht nëse kanë certifikatën e vaksinimit.

Nga masa përjashtohen udhëtarët që kanë dalë jashtë vendit për më pak se 48 orë duke qenë se do të kenë bërë testin PCR pak para nisjes. Masa do të hyjë në fuqi nga e diela 19/12 në 06:00.

Ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë lidhet drejtpërdrejt me rastet e variantit Omicron dhe rritjen e pritshme të lëvizjeve në prag të Krishtlindjeve./albeu.com/