Aksidenti i rëndë në Maliq, makina del nga rruga, shoferi nxirret nga makina nga forcat zjarrëfikëse (VIDEO)

Një aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Pogradec-Korcë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Tyrbes së fshatit Pirg vetëm pak metra më larg kryqëzimit të këtij fshati.

Sipas policisë një 65 vjecar së bashku me një person tjetër kanë qënë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Korcës kur mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen metalike.

Goditja ka qënë aq e fortë sa trafikndarësja ka hyrë brenda mjetit duke i shkaktuar plagë të shumta drejtuesit të mjetit tip Volsvagen. Është dashur ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës që kanë bërë të mundur nxjerrjen e 65 vjecarit nga mjeti.

Burime të policisë së qarkullimit rrugor thanë se drejtuesi i mjetit nga shpejtësia tej normave të lejuara ka humbur kontrollin e mjetit duke shkaktuar goditjen e fortë në fillimin e trafikndarëses. Policia nuk e përjashton edhe mundësinë e një përgjumje të drejtuesit të mjetit ashtu sicc nuk e përjashton mundësinë e një problemi shëndetësor pasi në momentin e aksidentit drejtuesi i mjetit nuk ka kryer manovër të gabuar ashtu sicc nuk ka pasur mjet tjetër ti vinte përballë.

Megjithatë policia po heton për shkaqet e aksidentit. 65 vjeccari dhe pasagjeri janë dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në spitalin e Korcës.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 25.06.2022, rreth orës 13:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Maliq-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi I. C., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi I. C. dhe pasagjeri shtetasi Sh. C., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com