E TURPSHME/ Prapaskenat e propagandës së Ramës me 16 ambulancat bosh në Tiranë (VIDEO)
Ndërkohë që u bën thirrje për dialog, Edi Rama është i vendosur që t'i japë fund me propagandë protestës së studentëve duke vënë në funksion të kësaj të gjitha instucionet.

Reporteri i Albeu.com u bë sot dëshmitarë të një ngjarje të turpshme për mënyrën se si u organizua dhe qëllimin që kishte.

Ndërkohë që studentët protestonin duke bllokuar rrethrrotullimin e Zogut të Zi, 16 automabulanca filluan spektaklin në itinerarin mbikalimi i Kamzës deri tek Spitali Ushtarak.

Nëse nuk do të ishe në dijeni për protestën e studentëve, imazhet e para që të vinin ndërmend nga ai rresht i stërgjatë autoambulancash janë ato të shpërthimit të Gërdecit dhjetë vite më parë.

Por, për fat të mirë nuk kishte shpërthyer asgjë, ndërsa propaganda qeveritare ishte në kulmin e saj.

Aq i madh ishte aksioni me autoambulanca sa nuk kishin gjetur shoferë dhe në vend të tyre, disa prej drejtuesve ishin adoleshentë 15-16 vjeçar të cilët bëheshin pjesë e spektaklit duke ngritur zërin e muzikës në makina dhe sirenat në kupë të qiellit (shiko videon e Albeu.com).

Duket qartë pra se edhe thirrjet e Ramës për dialog janë thjesht fasadë për të mbytur këtë protestë, ndërsa ai e ka vendosur në kokën e vet që të mbyse çdo lloj reagimi opozitar në këtë vend përmes propagandës dhe njerëzve publikë të blerë. /albeu.com/

Shtuar më 17/12/2018, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori