Prag lufte! OSBE do të presë nesër takimin mes Rusisë dhe Ukrainës

Delegacionet ruse dhe ukrainase në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të takohen në Vjenë të martën për të diskutuar mbi ngritjen e trupave të Moskës pranë kufirit ukrainas, është njoftuar.

Ukraina dhe disa shtete të tjera baltike kërkuan që samiti të diskutonte “veprimtarinë e pazakontë ushtarake” në Bjellorusi pasi Rusia nuk iu përgjigj një kërkese zyrtare për informacion rreth ngritjes së saj ushtarake të dielën.

Dokumenti i Vjenës i vitit 1990 kërkon që 57 anëtarët e OSBE-së të ndajnë informacione për forcat e tyre ushtarake dhe të njoftojnë njëri-tjetrin përpara çdo aktiviteti të madh ose operacion stërvitor.

Njoftimi vjen pas raportimeve të  sotme se një zyrtar i lartë rus i kishte thënë agjencisë së lajmeve RIA të vendit se Moska kishte refuzuar një kërkesë për të marrë pjesë në një takim të kërkuar nga Ukraina.

Konstantin Gavrilov, kreu i misionit rus në organizatë, tha më herët se diplomatët e Moskës nuk do të merrnin pjesë në takimin e planifikuar për të hënën pasdite.

Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin, nuk komentoi drejtpërdrejt kërkesën, por u tha gazetarëve “Dëshiroj të theksoj edhe një herë se ne po flasim për lëvizjen e trupave ruse në territorin rus”./albeu.com


Shtuar 14.02.2022 15:57